Reperi i njohur Stresi ka vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu dhe duket se është kthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Por pas ndarjes edhe nga e dashura e tij Kejsi, Stresit duket se nuk po i ndahen telashe. Ditën e sotme mediat raportuan se, teksa ka qenë duke udhëtuar në rrugët e Kosovës është përfshirë në një aksident që ka sjellë pasoja tek një kalimtare.

Menjëherë pas ngjarjes në vend është paraqitur policia e cila shihet të ketë ‘rrethuar’ Stresin.

Por reperi ka reaguar në lidhje me ngjarjen duke publikuar një video, ku shkruan se është një kontroll ”blic” nga policia dhe se nuk ka aksidentuar askënd.

“Kjo osht Aksion Policor Blic dhe jo Aksident🤔🤔🤔ju lutem mediav pak ma mire me marr info .Rrespekt Stresi Stresinjo!”- shkruan Stresi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*