Një sulm vetëvrasës raportohet të ketë ndodhur në provincën Kunduz në veri të Afganistanit.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tregoi se sulmi është kryer mes zyrtarëve të sigurisë në qendër të Kunduzit.

Rahim shprehet se në sulm humbën jetën 10 persona, ndërsa ndër 12 të plagosurit është edhe drejtori i policisë së provincës Kunduz.

Dëshmitarët okular deklarojnë se autori i sulmit, ka thënë se është gazetar dhe ka hyrë në mesin e forcave të sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*