Një skaf është bllokuar paraditen e sotme në zonën e plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës.

Mjeti lundrues është rreth 10 metra, i pajisur me 3 motorë, ndërsa policia ka bërë sekuestrimin e tij.

Burime bëjnë me dije se skafi dyshohet të jetë përdorur për trafikimin e lëndëve narkotike, por nuk ka ende detaje lidhur me pronarin e tij.

Policia po heton nëse skafi është përdorur në ditët e fundit për transport të lëndëve narkotike, për të cilën duhet thënë se Vlora është mjaft aktive.

Dhjetra raste janë pikasur nga autoritetet italiane, me ngarkesa kryesisht kanabisi, që e kanë pasur pikënisjen pikërisht nga brigjet e Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*