Një sasi prej 157 kilogramë kokainë dhe marjuanë janë sekuestruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali.

Mediat fqinje shkruajnë se në pranga kanë rënë 32 persona kryesisht me origjinë shqiptare.

Drogërat mësohet se vinin nga që vinin nga Shqipëria, Spanja dhe Hollanda dhe me daljen në treg do të siguronin rreth 6 milionë euro.

Operacioni i Guardia di Finanzias po zhvillohet nën drejtimin e Prokurorit Publik të Bergamos, dhe vepruan për arrestimin e personave në Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

Nuk ka ende detaje lidhur me indentitetet e personave të arrestuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*