Atalantës i ikën fitorja në fund me zikaltërit që barazuan ndaj Juventusin në një supersfidë me rezultatin 1-1.

Ndeshja ishte e luftuar që në fillim, por Juventus ishte më kërkues dhe i shkoi pranë golit disa herë me sulmuesin Vlahoviç. Në pjesën e parë madje pati dhe një pretendim nga vendasit pasi goditja e Bogas u përplas tek dora e De Ligt, por arbitri nuk e konsideroi penallti.

Në pjesën e dytë Atalanta lëshoi “bombën”. Hyrja në fushë e Malinovskit ktheu sfidën përmbys. Ishte pikërisht mesfushori, i cili realizoi një supergol nga goditja e dënimit. Nuk është hera e parë që i shënon “Zonjës së Vjetër” në këtë mënyrë.

Kur dukej se ndeshja po përfundonte, miqtë shënuan golin e barazimit me Danilon. Gjimshiti luajti titullar në këtë sfidë duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

 

 

Me këtë barazim Atalanta shkon në kuotën e 44 pikëve, në vendin e pestë. Juventusi nga ana tjetër mbetet  ne vendin e katërt me 46 pikë.

 

ATALANTA-JUVENTUS 1-1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*