U zhvillua në qytet takimi përmbyllës i fushatës elektorale me gratë demokrate, qëndrestare dhe ato të atashuara së fundmi pranë selisë blu.
Takimi i organizuar nga Lidhja demokrate e Gruas Dega Vlorë ka mbledhur dhjetra gra, mbështetëse të Partisë Demokratike në prezencë gjithashtu të kandidatëve për deputet të qarkut Vlorë si dhe Drejtuesin Politik Bujar Leskaj.
Gjatë fjalës së tyre, gratë demokrate, themeluese dhe kandidatë për deputet kanë bërë thirrje për të votuar numrin 9, partinë Demokratike.

Leskaj ka falënderuar cdo grua, vajzë dhe zonjë të qytetit që i ka rezistuar cdo sfide duke dhënë kontributin në Partinë Demokratike. Sfida të cilat do të shpërblehen me fitoren e Partisë Demokratike në 25 Prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*