Edhe pak ditë afat mbeten për bizneset që do të duhet të aplikojnë për të përfituar nga paketa e zgjeruar e ndihmës.

Drejtorja e përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ishte të shtunën për të pyetur disa nga bizneset e mëdha në Paskuqan të Tiranës

Ibrahimaj tha se janë rreth 32 mijë të punësuar që i shtohen pagës së dytë të luftës, ndërsa tërhoqi vërejtje duke kujtuar edhe gjobat për ata që nuk do të aplikojnë.

Delina Ibrahimaj: “Janë rreth 32 mijë të punësuar që i shtohen paketes se dytë të luftës dhe përfitimit të bonusit. Ftoj të aplikojnë të gjithë tatimpaguesit pasi nëse nuk aplikojnë do jemi te detyruar të vendosim penalitete”

Janë 111 mijë e 898 individë që kanë përfituar 40,000 lekë nga Paketa e Zgjeruar dhe 64 mijë e 964 individë që kanë përfituar Pagën e Luftës nga Paketa e Parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*