Të arrestuarit për grabitjen e Rinasit dalin sot në gjykatën e shkallës së parë për krimet e rënda, pasi kanë kërkuar edhe ndryshim mase sigurie nga arrest me burg në një masë më të butë sigurie.

Po ashtu do të jetë prokuroria e cila do ti paraqesë gjykatës nëse përgjatë këtyre dy muajve hetimet kanë mundur të sigurojnë prova të reja ose jo për anëtarët e këtij grupi kriminal.

Për grabitjen e ndodhur më 9 Prill në qeli ndodhen 7 persona, i cilësuari si daja nga Kosova Ragio Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltion Veseli, Saimir Cela, Alkond Bengasi dhe Hasan Kanaci  ndërsa i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë ditën e ngjarjes  mbeti organizatori i grabitjes Admir Murataj.

Në kërkim janë dy vëllezërit Klemend e Eldi Cala si dhe bashkëpunëtori i tyre Talo Cela për të cilët policia ka vënë në dispozicion shpërblim prej 10 mijë eurosh për cilindo që jep informacion që çon në gjetjen e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*