Inspektorët e Hetimit Tatimor kanë mbyllur biznesin e Besnik Sulajt, Taivanin, i cili ndodhet në qendër të Tiranës, për shkak se nuk shpërndante kupona tatimorë për klientët.

Lajmin e ka dhënë entuziast zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili shton se ky biznes është mbyllur i gjithi, duke përfshirë edhe restorantet dhe kazinonë.

Ai shton më tej se mbyllja e Taivanit tregon se sado i madh të jesh dhe miq të kesh, në rast se nuk zbaton ligjin atëherë do të mbyllesh.

Biznesmeni Besnik Sulaj është i njohur për miqësinë e tij me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, po kjo nuk e ka penguar qeverinë të bëj shembullin e parë ‘’big’’ të luftës kundër informalitetit.

Postimi i plotë i Braçes:

KY ESHTE TAIVANI!
NGA DJE NE MBREMJE I MBYLLUR I GJITHI!

Mu ne zemer te Tiranes dhe
pa asnje-zero kupon tatimor ne cdo tavoline!
Per here te dyte!

Keshtu qe mbyllur kefeneja, mbyllur restoranti ne katin e pare, mbyllur restoranti ne katin e dyte, mbyllur kazinoja!
Mbyllur te gjitha!

Te jesh kush te duash,
i madh sa te duash,
mik e shok me ke te duash,
ose zbato ligjin, ose do mbyllesh!

Mos kerko kot,
nuk te ndihmon dot kerkush!

Dua te falenderoj edhe nje here inspektoret e Hetimit Tatimor Qender per korrektesine ne kryerje te detyres, ministren Denaj, drejtuesit e Tatimeve dhe cilindo te perfshire ne kete perpjekje konstante per ligjshmeri!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*