Edy Reja, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, foli në “Radio Marte” (në “Marte Sport Live”, një program i thelluar mbi temat e nxehta në shtëpinë e Napolit, por jo vetëm) për Elseid Hysaj dhe ndeshjen e radhës të Serie A midis Napolit dhe Atalantës.

Dy skuadra që i ka drejtuar vetë në të kaluarën. Këto janë konsideratat e tij: “Atalanta është një ekip i shkëlqyer. Nevojitet qëndrimi i duhur për t’u përballur me të, përndryshe ju bën të vuani. Një vit më parë fitoi në “San Paolo”, edhe Napoli ka disa probleme. 

Më vjen keq për dëmtimin e Kevin Malcuit, ai ishte duke bërë mirë. Skuadra e Napolit është e përshtatshme për t’u përballur me Atalantën, por duhet të luajë me intensitet të madh. Sulmi i Atalantës është mjaft i rrezikshëm. Sidoqoftë, Napoli ka lojtarë të shpejtë e shumë të shkathët, që mund të përfitojë nga hapësirat e lëna nga zikaltrit. Atalantës nuk duhet t’i jepni referenca, përndryshe kjo përbën avantazh për të”.

Nuk mund të mos ndalej te lojtari i tij kuqezi Edy Reja. Fjala është për Elseid Hysajn, që është i dëmtuar: “Shpresoj që Hysaj të gjejë më shumë hapësira te Napoli. A do të largohet që aty? Unë mendoj se dëshiron të qëndrojë. Te Napoli gjithmonë je i detyruar të bësh rotacion, kjo është normale. Ku dëgjoj ankesat e atyre që thonë se Carlo Ancelotti gjithmonë e ndryshon stërvitjen dhe formacionin, më vjen të qesh. 

Në këtë moment, Hysaj mund të ishte veçanërisht i dobishëm për rotacionet e tij. Shpresoj të kthehet dhe të gjejë hapësira. Me ne (Shqipërinë) ka bërë shfaqje, që nuk i prisja. Unë luaj në mbrojtje me tre lojtarë dhe ai mbulon të gjithë repartin. Hysaj, gjithashtu, ka shënuar një gol të bukur ndaj Islandës. Performanca e tij në kombëtare është e jashtëzakonshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*