Katër persona mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy grupesh të rinjsh në zonën e kabinave të ish Plazhit të Vjetër pranë një lokali.

3 nga të plagosur kanë marrë plagë në këmbë, ndërsa një i katërt është më rëndë, pasi plumbi e ka zënë në gjoks. I plagosuri rëndë quhet Arben Brahimaj, i cili është pronari i lokalit. Nga të shtënat është plagosur dhe djali i tij Brikelo Brahimaj, i cili dyshohet se pak kohë më parë ka qenë i përfshirë në një konflikt me thika pranë universitetit.

Autorët e ngjarjes janë dy persona të cilët shkuan në drejtim të lokalit me një makinë nga bregu i detit, qëlluan me armë ndaj 4 personave dhe u larguan me shpejtësi drejt pyllit të Sodës.

Policia i ka identifikuar ata si E.Xh dhe Sh. L. dhe ka ngritur postblloqe në zonë për kapjen e tyre. Në ndihmë të policisë kanë shkuar dhe Delta Force e FNSH e Fierit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*