Të mposhtur nga sëmundja dhe vështirësitë ekonomike, familja Skerma nga fshati Poloskë i Devollit ka rrëfyer për Fax News historinë e tyre të trishtë. Mes lotësh ata tregojnë se i vetmi peng është djali i tyre 7-vjeçar ndërkohë që shpresa e vetme për ta mbetet ndihma e shqiptarëve.

“Sëmundja na mposhti dhe fukaralliku pa na tret cdo ditë”. Këto janë fjalët drithëruese te ciftit Skerma nga fshati Poloskë i Devollit. Një histori e dhimbshme ku fjalët e kësaj familje të vrasin thellë në shpirt. Enkelejda Skerma është 38 vjev ndërsa sëmundja po e tret cdo ditë e më shumë. Ishte vetëm një virozë e stinës që i dha shqetësime në organizëm pa e ditur se kjo do e linte me pasoja përjetë. Mjekimi i pakujdesshëm dhe i gabuar i shkaktuan asaj një bakter të rëndë në stomak duke e lënë në shtrat për shumë kohë.

Mes dhimbjes dhe pafuqisë nga sëmundja Enkeleida nuk i ndal lotët. Rënkimet e saj të lenë plagë në shpirt. Ndërsa harron dhimbjet , meraku i vetëm mbetet djali i saj , Juliani 7 vjec.

Juliani është izoluar brenda dhomës së errët ku rrinë shtrirë prindërit e tij të mposhtur nga sëmundja. Ai nuk pranon të dalë dhe të luajë me shokët. “Nëse babit dhe mamit i ndodh diçka unë do të shkoj me ata dhe nuk do të jetoj në këtë botë. Nuk dua të dal jashtë dhe të rri me shokët . Dua të shëroj mamin pastaj dhe babin”. Këto janë fjalët e vogëlushit i cili nuk e do kamerën. Ndonëse në moshë të vogël ai kupton gjithcka. Ndërsa nuk do që njerzit të shohin kushtet ku ai jeton.

Bledari eshte kryefamijari. Dikur punonte në shtetin grek dhe siguronte të ardhura për të mbajtur familjen. Por dicka e papritur ndodhi më shëndetin e tij. Shtylla kurrizore nisi të mos i bindej. Ndërsa sëmundja kaloi në hernie diskale duke e paralizuar cdo qelizë të tij. Dhimbjet janë të mëdha por lotët e tij nuk ndalen asnjë sekondë për djalin e vëtm i cili është i pambrojtur nga askush. Pavarësisht dhimbjeve të forta dhe të padurueshme, Bledari duhe ttë kujdeset për gruan dhe djalin. Ndonëse e ka të ndaluar kategorikisht nga doktorët që të lëvizë. Pasi në të kundërt fijet nervore të qafës mund të këputen dhe ti shkaktojnë vdekjes

Por kjo nuk e ndal 45 vjecarin. Ai kujdeset për djalin e vogël, e lan , ushqen . Edhe për bashkëshorten kujdeset në detaje. Ndersa për veten … askush.

Teksa i pyesim për ndihmën qe ata duan, Enkeleida dhe Bledari ngrejnë supet. Të kërkojnë ndihmë për ata është turp. Modestia është e lindur tek këta njerëz të thjeshtë ku fati është treguar i pamëshirshëm

Historia e tyre është e rrallë. Pa buke por buke nuk kërkojnë, pa ilace po serish nuk iu bën goja të kërkojnë apo zgjatin dorën. Varferia ka kapluar cdo qelizë të tyre ashtu sikurse sëmundja. Banesa ku jetojnë eshte e vëlllait të kryefamiljarit i cili iu ka liruar një dhomë për shkak të sëmundjes së rëndë që ata kanë. I gjithë fshati flet për ata. Dikush i ndihmon me një vakt ushqimor, dikush me një kovë ujë të ngrohtë dikush me cfarë të mundet. Por jeta nuk është vetëm një ditë. Dhe ndihma për tre anëtarët e kësaj familje është urgjente . Janë të kuruar me ilaxe të shumta. Por prej mujash ata nuk kurohen pasi nuk kanë mundesi të sigurojnë ato. Sëmundja përparon cdo orë, ditë muaj. Të ardhurat janë vetem 30 mije lek të vjetra. Të cilat shkojnë për pagesen e taksave ujë drita ku këto te fundit janë ndërpreë .

Sëmundja i ka mundur, varferia i ka gjunjëzuar ndërsa shpresa për ndihmë është e madhe. Teksa largohemi Bledi sëbashku me Julianin na përcjellin deri tek deraa ndërsa lotët e tyre nuk ndalojnë. Largohemi por sytë e tyre nuk na lenë ti braktisim. Një histori e cila vështirë të dalë nha mendja. Të gjithë bashkë te ndihmojmë julianin bledin dhe enkeleidën. Shpresa e tyre janë shqiptarët.

ENKELEIDA GJIN SKERMO
NR LLOGARIE
403000511
IBAN AL6320543525000511CLIDCLALLE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*