NISIN ARRESTIMET- 18 urdhër arreste, janë arrestuar 9 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë, ndërsa janë shpallur në kërkim ish-kreu i ALUIZINIT Durrës Flamur Gjuzi, pronarët e Vila Palma, ndërtuesit e banesës ku humbën jetën 8 anëtarë të familjes Lala dhe të tjerë. Ndaj tyre rëndojnë akuza deri tek vrasje me dashje për shkak se me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik. Specialistë, drejtues të ALUIZNI-t dhe INUK- kush janë të arrestuarit VIP në Durrës (EMRAT)
DURRËS- Kur po bëhen tre javë nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima, kanë nisur arrestimet e personave përgjegjës për sigurinë e ndërtesave që u shembën. Prokuroria e Durrësit lëshoi mbrëmë 18 urdhër arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë. Nga veprimet e hetimore ka rezultuar se dëmtimet, shembjet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.
Nëntë persona janë arrestuar deri tani, nëntë janë në kërkim, teksa disa prej atyre pas tërmetit janë larguar jashtë vendit. Të arrestuarit janë Arben Isaku, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”. Për shembjen e pallatit 6-katësh në lagjen nr. 6 ku vdiqën dy persona janë arrestuar; -Klajdi Lame 32 vjeç, inspektori i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, Albrend Qetka 35 vjeç në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës dhe Defrim Celami 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik, të tre të dyshuar për shpërdorim detyre. Kujtim Hasa 53 vjeç u arrestua në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme ku vdiq kryekomisari Bajram Hajdarmataj, i dyshuar për vrasje me dashje. Gjithashtu po për shembjen e kavaleshencës është arrestuar edhe Ahmet Doda 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Rruzhdi Xheka 79 vjeç, ndërtues dhe pronari i “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 persona është arrestuar si i dyshuar për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Në pranga ka rënë edhe ndërtuesi i hotel “Hotel Tropikal” Avdulla Osmani 61 vjeç. Sipas policisë në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në mënyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 vëllezërit kosovarë, Osmani është i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”. Personi i nëntë i arrestuar është Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila sipas policisë me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 30 ndërtues, inxhinierë dhe zyrtarë të cilët me veprimet apo mosveprimet e tyre mund të jenë bërë shkak për humbjen e jetëve nga tërmeti tragjik. Ndaj tyre rëndon akuza e vrasjes me dashje në mënyrë indirekte. Në shënjestër të hetimeve janë ndërtesat, shembja e të cilave la pas viktima, si Konvaleshenca, hotel Mira Mare, hotel Tropikal, Vila Palma, pallati 6-katësh, por edhe ndërtesat e tjera të dëmtuara që janë shpallur pabanueshme.
Të arrestuar
1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.
5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.
9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Tetë persona në kërkim, mes tyre dy ish-kandidatë të LSI-së për deputetë
Ndërkohë që për 9 persona që janë në kërkim vijon puna për t’i prangosur, 7 prej të cilëve janë larguar jashtë vendit një ditë pasi ra tërmeti. Për Lutfi Minxhozin nga policia e shtetit nuk kemi të bëjmë me dekonspirim, pasi ata që u larguan jashtë vendit dhe që tani janë shpallur në kërkim “nuk kanë pasur dijeni për hetimin, njëri është larguar para tërmetit, të tjerët edhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar”. Mes personave në kërkim janë edhe Arben Qato së bashku me gruan Dëshira Qato, pronarë të Vila Palma. Po ashtu në kërkim është edhe Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNI-t Durrës. Të dy si Gjuzi dhe Qato kanë qenë ish-kandidatë për deputetë të LSI-së në qarkun Durrës në zgjedhjet parlamentare të 2017. Në kërkim janë edhe dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë, ku vdiqën 8 persona, pronari i ‘Bar Barons’ Artur Terziu, ish-drejtori i INUV-it Artur Cela, por edhe emra të tjerë.
Emrat e personave në kërkim
1. Arben Qato pronar i Vila Palma
2. Dëshira Qato-shefe e urbanistikës në Kavajë (Gruaja e Arben Qatos)
3. Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit
4. Artemis Malko punonjës terreni në Kadastrën e Durrësit
5. Artur Cela, ish-drejtori i INUV
6. Flamur Gjuzi, ish-drejtori i ALUIZNIT Durrës
7. Artur Terziu, pronari i ‘Bar Barons’
8-9. Dy ndërtuesit e banesës së familjes Lala në Kënetë
Vrasje dhe shpërdorim detyre/ 4 akuzat për ndërtuesit dhe zyrtarët e arrestuar në Durrës
Vrasje dhe shpërdorim detyre/ 4 akuzat për ndërtuesit dhe zyrtarët e arrestuar në Durrës
Flamur Gjuzi ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës është shpallur në kërkim për shembjen e godinave nga tërmeti në Durrës. Në vitin 2017 ai ka qenë kandidat i LSI-së për Durrësin. Gjatë një takimi elektoral që ai ka zhvilluar me qytetarët e Durrësit, prezente ka qenë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
DOKUMENTI/ 5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit Konvaleshenca u shpall e pabanueshme… në 26 Nëntor i mori jetën kryekomisarit
5 ditë pas tërmetit të 21 shtatorit ishte vlerësuar e pabanueshme, por godina e Konvaleshencës e cila i mori jetën kryekomisarit Bajram Hajdarmataj vijonte të qëndronte e hapur për studentët por edhe pedagogët që jepnin mësim në ambientet e saj.
Shqiptarja.com ka siguruar aktin e konstatimit të kësaj godine, të firmosur në datë 26 shtator të këtij viti, sipas të cilit, Hoteli i Ri i pushimeve të Ministrisë së Brendshme të ndodhur në Konvaleshencë është i pashfrytëzyeshëm pasi copat e tullave dhe suvave mund të shkaktojnë dëmtime në njerëz, si dhe objekti ka nevojë për rikonstruksion të muraturës.
Akti i konstatimit mban firmën e arkitekteve Emiriana Sako, Adnand Toçila dhe inxhinierëve Diana Dedja dhe Elsa Kalesha, ndërsa sot pas hekurave janë drejtori dhe nëndrejtori i Konvaleshencës, Ahmet Doda dhe Kujtim Hasa.
Bajram Hajdarmataj humbi jetën mëngjesin e 26 Nëntorit, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë. Kryekomisari u nxor i pajetë nga rrënojat e godinës së re të Konvaleshencës, ku qëndroi i vetëm pasi kishte refuzuar të qëndronte në godinën e vjetër ku ishin akomoduar studentët.
Prokuroriae Durrësit ka lëshuar 17 urdhër arreste pas tërmetit tragjik. Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit Lorenc Shehu së bashku me drejtuesen e prokurorisë së Durrësit Anita Jella dhe Lufti Minxhozin nga Policia e Shtetit kanë zyrtarizuar emrat e nëntë ndërtuesve, zyrtarëve dhe inxhinierëve që janë arrestuar deri tani, ndërsa 8 vijojnë që të jenë ende në kërkim. Drejtori i Policisë tha se disa prej personave që janë në kërkim, janë larguar jashtë vendit.
Deklarata e plote e policisë se Durresit
Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokurorja e Rrethit Anita Jella dhe Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi. Policia e Shtetit, menjëherë pas rënies së tërmetit orët e para të mëngjesit të datës 26 nëntor, kaloi në gatishmëri dhe u përfshi në operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këto operacione u angazhuan 4012 forca policore, në Durrës, Tiranë e Lezhë. Gjithashtu, u morën masa të menjëhershme për ruajtjen e rendit e sigurisë, ruatjen e objekteve të dëmtuara apo të braktisura nga banorët si pasojë e panikut, si dhe u morën në ruajtje objektet që u cilësuan të pabanueshme, me qëllim moslejimin e futjes së banorëve për shkaqe sigurie. Krahas angazhimit dhe veprimeve të kryera në këto operacione dhe masave për ruajtjen e rendit dhe pronës, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, me secialistë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, në përbërje të tyre edhe specialistë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Finaciare në Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Tiranë e Lezhë, nën drejtimin e njësive të posaçme të ngritura nga prokuroritë përkatëse, me objekt “Kryerjen e veprimeve, dokumentimin e paligjshmërisë dhe mbledhjen e provave në objektet e shkatërruara dhe të dëmtuara nga tërmeti”, me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.
Në këtë kuadër, grupet e punës kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale në të gjitha objektet duke filluar me:
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve të firmave që kanë ndërtuar objektet, të cilat janë dëmtuar nga tërmeti.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve nga bashkia respektive, lidhur me dhënien e lejeve të ndërtimit, projektin, supervizimin, zbatimin, si dhe lejen e shfrytëzimit.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në hipotekën respektive.
• Marrjen dhe këqyrjen e dokumenteve në institucionet e tjera.
• Si dhe në kryerjen e detyrave të tjera që do diktojë situatë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
• Në zbatim të këtyre detyrave, grupet hetimore kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, duke grumbulluar çdo provë që do i shërbejë hetimit.
Pas një pune intensive dyjavore, në përfundim të fazës së parë të punës, në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i punës, Prokuroria e Rrethtit Gjyqësor Durrës, gjatë mbrëmjes së djeshme, lëshoi 17 urdhra ndalimi, nga të cilat, 9 prej tyre janë ekzekutuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.
Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi i këtyre shtetasve:
1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.
5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.
8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.
9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Grupi i posaçëm, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe nxjerrjen e përgjegjësive për personat përgjegjës, për çdo rast që është evidentuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor.
Ndërkohë, vijon puna e pandërprerë në terren për gjetjen dhe ndalimin e personave të tjerë, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi, por për arsye hetimi nuk i bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre. Theksojmë faktin se disa prej personave, për të cilët Prokuroria ka lëshuar urdhër-ndalimi janë larguar jashtë shtetit menjëherë pasi ra tërmeti.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias në transmetimin dhe nxjerrjen para kohe dhe të pakonfirmuara të lajmeve për urdhër-arreste apo arrestime, pasi këto lajme dëmtojnë hetimin dhe për rrjedhojë përbëjnë vepër penale.
Në kuadër të transperencës me median dhe publikun, Policia e Shtetit jep informacion zyrtar të konfirmuar edhe nga prokuroritë respektive kur lajmi ka të bëjë me vijimësinë apo cënimin e hetimeve.
Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e vendosur dhe e përkushtuar për të garantuar rendin e sigurinë, për të luftuar krimin e organizuar, atë ekonomik e financiar duke çuar para drejtësisë personat përgjegjës.
Falënderojmë qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ftojmë sërish që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital çdo paligjshmëri duke u garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të pananshëm.




