Toka dridhet në bregdetin ballkanik të kanalit Otranto. Në fakt, ka akoma disa lëkundje tërmeti pas tërmetit të së martës me madnitudë 6.4 ballë. Ekipet e shpëtimit dhe kërkimit po gërmojnë me një vetmohim shembullor në kërkim të frymëve nën rrënoja, në zonën midis Tiranës dhe bregdetit, në Durrës dhe zonën përreth.

Të vdekurit janë 26 deri më tani. Por nën mbetjet e ndërtesave mund të ketë shumë më tepër.

Një djalë dhe një grua vdiqën në spitalin e kryeqytetit pasi u nxorrën nga rrënojat e shtëpive të tyre. Ajo, nënë, nuk i mbijetoi plagëve të saj, pasi pa vajzën e saj të humbasë jetën në kolapsin e krijuar.

Në Durrës dhe Thumane, ky i fundit një qytet afër epiqendrës së tërmetit, mendohet se shtëpitë e rrënuara ende fshehin viktima. Në disa raste gërmohet edhe me duar.

Edhe ata që kanë shtëpitë e tyre ende në këmbë, preferuan të kalonin natën në rrugë apo çadrat e ngritura nga ushtria.

“Ne i morëm fëmijët dhe u mblodhëm me familjarët tanë, na duhet të qëndrojmë këtu, sepse nuk kemi ku të shkojmë”, thotë një nënë që shpëtoi nga vdekja.

Por shumica u godit keq

“Ne nuk kemi asgjë më. Gjithçka që kemi punuar ishte shtëpia jonë. Nuk e di se ku po shkojmë tani”, – thotë një grua nga Durrësi.

Gadishulli Ballkanik është një nga rajonet më sizmike në Europë, në fakt pllaka afrikane dhe ajo euroaziatike janë duke u fërkuar.

Energjia e lëshuar nga përplasja midis kontinenteve, e cila ndodhi në 20 kilometra thellësi, bëri që sipërfaqja e tokës të dridhet.

Ekspertët thonë se ky mund të jetë një tërmet më i keq se ai në vitin 1979, i cili, sipas vlerësimeve zyrtare në atë kohë, vrau 136 njerëz.

Në atë kohë Shqipëria ishte një lloj vrimë e zezë në Evropën Jug-Lindore, ishte një lloj Koreje e Veriut, një shtet socialist, i izoluar në stalinizmin radikal të Enver Hoxhës.

Sot, Tirana është në listën e pritjes për t’u anëtarësuar në BE dhe mund të llogarisë ndihmën urgjente të dërguar nga Komisioni Evropian.

Brukseli tashmë ka dërguar ekipe ndihmëse nga Italia, Greqia dhe Rumania. Disa grupe ndërhyrje vijnë po gjithashtu nga ish Jugosllavët fqinjë, Kosova dhe Mali i Zi.

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se kërkimet dhe shpëtimet do të vazhdojnë pa mbarim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*