Një ngjarje ka tronditur qytetin e Dibrës mbrëmjen e sotme ku raportohet për 6 persona të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se dy grupe janë përplasur fizikisht mes tyre në bulevard por që konflikti ka vijuar edhe në spital ku me sa duket të plagosurit janë dërguar pëqr të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa në bazë të raportimeve paraprake nuk janë bërë të ditur emrat e personave të plagosur si dhe të atyre që kanë marrë pjesë në këtë konflikt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje nga e cila pritet sqarimi i plotë i shkaqeve rrethanave të konfliktit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*