Realisht që qyteti nuk ka nevojë për të tilla shfaqe “teatrale” dhe deri diku të “turpshme”.
Një Vlorë pa një opozitë, ku të gjitha ligjet aprovohen nga një grup njerëzisht që nuk shfaqin ide kundra.
Në 90 min që zgjati mbledhja e këshillit bashkiak sot, “ nuk u pa asnjë karton kundra apo apstenim”.
Një mbledhje në të cilën ata që shfaqën kundërshtime në fund votuan sërish “pro”.Madje edhe kartonët ishin gati, të përgatitur, për tu ngritur vetëm “jeshile”.

Rritet me 70% tarifa e pastrimit për objektet deri në 100 m2. Nga 12.000 lekë shkon në 20.000 lekë.
Rritet 48% taksa e pastrimit për objektet mbi 100 m2. Nga 17.000 lekë, shkon 25.000 lekë.
Këshilli bashkiak i Vlorës, merr vendimin dhe voton ndryshimin e tarifës së pastrimit për bizneset e bashkisë Vlorë.
Qindra biznese preken nga rritja e tarifës së pastrimit.
Që kur u tërhoqi veshin Arben Ametaj këshilltarëve bashkiak kur votuan kundër “landfillit”….kanë zënë mend zogjtë e vegjël.
12 projektvendime u votuan sot.
Plot 12….po si nuk pa  një karton i kuq .
E vetmja revolt që u pa në këshillin bashkiak  sot ishte që ca e ngrinin më shumë dorën e ca më pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*