NGA GENTA KALOCI
Duke marrë shkas nga Dio Guardi kongresmeni amerikan me origjinë arbëreshe që ka dhënë një intervistë ku ndër të tjera ngre pyetje për pasuribërjen e saliut me fis e farefis. Ai ngre ca pyetje llogjike, ku më poshtë do mundohemi të bëjmë një paralele e të dalim deri në ditët e politikës së sotme në vend.
Meqse fjala kyç është “thuhet” atëherë është e lehtë për ta analizuar. Si zgjidhet thoni ju, po ja shumë lehtë, marrim e krahasojmë çfarë u bë në 27 vjet të Enverit e çfarë u bë në kohën e saliut pd, ps, lsi me bishtajet e tyre.
– Enveri, ndërtoi një Shqipëri të fortë, të pavarur ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht, shtet sovran. Ndërtoi me qindra fabrika, uzina, kombinate, hidrocentrale, punishte zejtarie, miniera, siguroi bukën e gojës gjatë gjithë vitit, modernizoi bujqësinë e blegtorinë, thau kënetat dhe hapi toka të reja buke. Hapi shkolla, universitete të klasit të parë për tu matur me universitetet e botës. Ngriti mjekësinë nga zero duke e bërë të një klasi profesional me profesionist të studjuar nëpër shtete të tjera.
– Abuzimet se gjoja ishim të mbyllur janë tendencioze për injorant e analfabet krahinor sepse nëse ishim të mbyllur si shkolloheshin të gjithë ata kuadro profesionistë të fushave të ndryshme. Mosmirënjohja është më e rëndë se vdekja apo edhe vrasja fizike.
– Kollosi Enver ngriti qytete aty ku nuk shkonte as dhia. Rezervat plot e përplot, floriri i vendit i siguruar për ditë të këqija, strehim të gjithëve sipas përparësive, kërkesave dhe mundësive. E gjithë Shqipëria nga cepi në cep e bonifikuar dhe pronë e përbashkët e shqiptarëve.
– Brezaret e jugut ishin margaritari i bregdetit Shqiptar që saliu i shkatërroi me frutorë, arrorë e ullinj sepse këto pemë ishin anëtarë të PPSH-së dhe me teserën e kuqe komuniste. E gjithë kjo punë e pasuri u gjykuan me pretencën se kishin bindje politike dhe u dënuan me prerje e djegie.
– Enverit i hoqën edhe të vetmen shpi që pati për të cilën paguante qera në shtet për aq vite sa banoi në të, me fatura të rregullta ndaj financave shtetërore.
– Familjen ja burgosën për kafetë e vdekjes, i nxorrën në rrugë duke i përndjekur me të vetmen akuzë se emancipuan, shkolluan çliruan nga mjerimi, injoranca shekullore 99% të popullit dhe dënuan me ligjin e së drejtës 1% atë pjesë të shoqërisë që abuzonte në kurriz të këtij populli e interesat e shtetit.
– Nuk u mjaftuan me kaq, por kulmi arriti me punësimin e injorantit, pasardhësin, genshkërdhyerin e tradhtarit lek zogut në strukturat shtetërore. Akoma më keq, duke e vendosur në poste të rëndësisë së veçantë si te min e mbrojtjes dhe min e jashtme.
– Borxhi publik ka arritur në një nivel alarmant mbi mesataren.
– Kupola e jashtëqitjes e ka katandisur vendin pa rrjet hekurudhor. Fatkeqësisht me ndihmën e malokëve të tij shkatërroi edhe atë vijë hekurudhore modeste që ishte ndërtuar me forca vullnetare nga rinia e ushtria shqiptare. Në vend që të modernizohej, qëllimisht e denigruan në mënyrë të tillë që e gjithë hapësira tokë rreth hekurudhës të shitej për një cop bukë ndaj firmave që blejnë prona për ti përdorur për interesa vetjake dhe për biznese të familjes berisha.
– Kulmi i saliut në 27vjet me kriminelët e tij nga 90a e këtej vazhdoi të bastardoj historinë, la injorantë e analfabetë 30 breza shqiptarësh që enden rrugëve të botës për një copë bukë.
– Katandisi Shqipërinë në Meksikën e Europës ku çdo kush nga kriminelët e botës gjenin strehim në varësi të gjobës që vendosnin politikanët dhe drejtësia shqiptare në b/punim me njëri tjetrin.
– Krijoi republikën e hashashit në mbarë vendin me kryeqytet Lazaratin.
– Krijues i firmave piramidale duke shkatërruar ekonomitë e familjeve shqiptare. Formati i piramidave ishte futur në të gjithë strukturat shtetërore, një kolaps i jashtzakonshëm në aspektin ekonomikopolitik.
– E gjithë Shqipëria është kthyer në pronë të tij nëpërmjet kriminelëve biznesmen si Hajdin Sejdia një form tjetër piramidale në privat që mblidhte pare të thata dhe tokat e shqiptarëve me pretekstin se do investoheshin me biznese të mëdha. Mblidhte tokat për një grusht pare nën drejtimin e vajzës së tij, argitës.
– Sekserët e tij argita dhe xeni kishin % në bizneset e drogës, energjetikës, tokave, pronave, konfindustri, industri, bujqësi, blegtori, miniera, naftë, ndërtim etj.
– Të gjitha pronat shtetërore që kishin pronar popullin, dmth ne të gjithë ishim ortak në pronat shtetërore, të gjitha këto i shkatërruan me ndihmën e boshtit serbogrek.
– Iniciator i dhunës dhe luftës në 97ën, shkatërroi ushtrinë, shkatërroi të gjitha llojet e industrisë vendase. Shitën për skrap anije, tanke, armatime, avjona. Nxorrën në shesh sekrete shtetërore pa kaluar nga komisione ekspertësh të fushës në aspektin e informacionit, logjistikës, por edhe të objegteve të rëndësisë së veçantë.
– Krimet dhe shkatërrimet e saliut me shokë nuk numërohen, prandaj dhe në këto 40muaj nuk la metodë e mënyrë kundër drejtësisë e veting-ut.
– Filloi me xhindë e magji, e vazhdoi me bllokime e izolime duke përdorur të gjitha strukturat shtetërore në kundërshtim me ligjin (ministritë, policinë, shish, presidencën dhe ortakun e tij like/monçkën/lsi.) Më pas e pa që nuk patën rezultat as këto metoda filloi me shantazhe, atentate, lojra me ortakun e tij siamez në krim liken dhe monçkën. Këto pra janë veprimtaritë e saliut me kriminelët e tij të politikës e të biznesit.
Pavarësisht të gjithave që përmenda dhe shumë që nuk i shënova jo më pak nga rëndësia, por sepse ju mjaftojnë këto më lart për të parë se kush është kupola e jashtëqitjes nga 90a deri sot.
Të gjithë pa përjashtim politikanë e zyrtarë do të përballen me ligjin dhe do përfundojnë në burg me sekuestro dhe konfiskim. Të gjithë përfaqësuesit e partive politike qëndrore e vendore do të përfundojnë në burg sipas ligjit të ri, sipas modelit unik në bazë të shembullit shqiptar që, është i veçantë nga modelet e drejtësisë në Bullgari, Rumani, Kroaci.
Të gjithë janë hedhur në sulm të shpëtojnë diçka, por fatkeqësisht për ta nuk ka as marrveshje e as kompromis poshtë tavoline siç ishin mësuar këto 30 vjet me krimin e organizuar politik. Secili do marri atë që meriton duke u gjykuar në bazë të vendimeve, firmave, vulave që kanë ndërmarrë në këto 27vjet dhe jo thashethemeve, bajgave mediatike.
U munduan për destabilizim me ndihmën e serborusëve ashtu siç veproi toptani dhe zogu kundër patriotëve dhe atdhetarëve të kombit.
Fundi po u vjen, s’kanë nga ja mbajnë. Kësaj here e treta e vërteta, këtyre bajgave prohistorike dhe pasardhësve të tyre antikombëtare po u vjen dita të marrin atë që meritojnë.
Çfarë mbollën do korrin. Mbollën erë e përçarje do korrin stuhi e përçmim historik!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*