Një situatë e pakëndshme e është regjistruar në takimin e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic dhe ministrat e qeverisë me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varheli.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç sulmoi me fjalë Komisionerin Varheli, i cili më pas u largua nga mbledhja.

Një orë para se ministri, Daçiç t’i bashkohej takimit dhe të zhvillonte bisedë me komisionerin për Zgjerim, Varheli biseda ishte krejtësisht normale.

Në një moment ministri Daçiç mori fjalën dhe i foli ashpër komisionerit Varheli.

Burime për serben “Blic” thonë se Ministri Daçiç iu drejtua komisionerit Varheli duke i thënë se ai nuk e dinte nga kishte ardhur dhe për këtë arsye duhet të heshtte.

Sipas Daçiç ai duhet të heshtte edhe për tarifat e vendosura nga Prishtina për mallrat serbe.

Kryeministri, si dhe Ministrja e BE Jadranka Joksimovic dhe Ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanoviç nuk ndërhynë në këtë diskutim.

Më pas Komisioneri për Zgjerimin Varheli ndezi mikrofonin dhe iu drejtua Ministrit të Jashtëm serb:

“Unë jam i vetmi komisioner evropian që reagova ndaj tarifave. Dënova atë që po ndodh në Mal të Zi, Serbia është vendi i pare, që erdha pas prezantimit të metodologjisë së re dhe erdha këtu për t’ju ndihmuar” – tha Varheli.

Pas kësaj, ai fiki mikrofonin, iu afrua kryeministres Ana Brnabic shtrëngoi duart dhe doli nga dhoma e takimit.

Më pas burimet e “Blic” kishin tentuar ta pyesnin ministrin e Jashtëm serb, Daçiç pse e sulmoi komisionerin ai tha se “nuk sulmoi atë, por BE-në”.

“Unë sulmova BE për të mos respektuar Marrëveshjen e Brukselit, për futjen e Kosovës në Kapitullin 35, kështu që tani gjithçka varet nga ata”, tha Daçiç.

Ministri i Jashtëm shton se ai e udhëzoi komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varheli ta pyeste opozitën se cili është pozicioni i tyre ndaj BE-së, ndaj Kosovës dhe në Marrëveshjen e Brukselit.

“Kam dëgjuar edhe për Oli Reno, Stefan Fule dhe Johannes Hahn, por ne ecëm pak përpara” – thotë Daçiç, dhe më pas zbutet, duke shtuar se ai i tha komisionerit Vaherli, që ai është personalisht mik i Serbisë, si dhe i vendit të tij dhe se i uron fat.

Pas këtij takimi, qeveria serbe nuk lëshoi asnjë deklaratë për të sqaruar situatën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*