Tirana nuk di të ndalet këtë fillim sezoni duke arritur një tjetër fitore të rëndësishme, 3-1 ndaj Skënderbeut në javën e tretë. Bardheblutë do të kalonin të parët në avantazh në shtesën e pjesës së parë. Kobina mundohet që të godasë në hyrje të zonës, topi pritet nga Kolici dhe më pas shkon te Ngoo, i cili e ka të thjeshtë për ta shoqëruar në rrjetë.

Kur u duk se ndeshja ishte nën kontrollin e skuadrës kryeqytetase, do të vinte reagimi i Skënderbeut që gjen golin e barazimit në minutën e 67-të me Pollozhanin, i cili shfrytëzon më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë.

Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Ardian Mema, do të rigjente avantazhin me Grent Halilin, që arrin të shënojë pas një krosimi të Hoxhollarit. Ndrkohë që në limitet e kohës së rregullt, do të ishte vetë mbrojtësi që do të shënonte golin e tretë.

Luftëtari thelloi edhe më shumë krizën e Flamurtarit duke e mposhtur 2-1. Dy gola të Filit i kanë mjaftuar gjirokastitëve për të sfumuar golin e shënuar nga Vatnikaj dhe për të marrë 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën. Sfida tjetër mes Teutës dhe Vllaznisë u mbyllë në barazim pa gola.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*