Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “COVID Time”, ku në pranga kanë rënë 2 farmacistë. Ata dyshohen se kanë transportuar një sasi medikamentesh mjekësore pa dokumentacionin përkatës. Të arrestuarit janë J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeç.

Mbi ta rëndojnë veprat penale “Tregtimi dhe tranpostimi i mallrave kontrabandë”, “prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara”, “fshehja e të ardhurave” dhe “shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore.
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë.Sekuestrohen një sasi ilaçesh të dyshuara kontrabandë, pa pullë fiskale.
Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas po transportonin medikamente mjekësore, pa dokumentacionin përkatës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Covid Time”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë’’, ‘’Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin’’, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’’, shtetasit:
– J. D., 42 vjeç dhe J. P., 26 vjeçe, të dy me profesionin farmacist.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin në të cilin ndodheshin këta dy shtetas. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore pa pullë fiskale, të dyshuara kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*