MILAN  ka marrë një lajm shumë të keq pak para ndeshjes ndaj Romës në kampionat. Klubi kuqezi ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare, se portieri Xhamnluixhi Donaruma dhe Jen Hauge kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus.
Të dy lojtarët duhet të futen menjëherë në karantinë dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, por edhe për ndeshjet në dy javët e ardhshme. Kjo goditje për “Djallin” vjen në një moment shumë të mirë që po kalonte skuadra, që deri në këtë pikë të kampionatit ka marrë maksimumin e pikëve.

Më e rëndësishme do të jetë mungesa e Donarumës, i cili ishte një titullar i padiskutueshëm i kuqezinjve dhe një siguri në portë.

Albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*