Viola Hima, e komanduar në postin e drejtorit të Ashk-së Vlorë do të vijojë të mbetet në postin e Zv drejtorit ndërsa është emëruar drejtuesi i ri. Ai është Jurgen Pilkati.
Para se të komandohej drejtore, Hima mbajti për 4 muaj postin e zëvendësdrejtores dhe më pas morri postin e lënë nga ish-eprori i saj Bilbil Aliaj, i dorëhequr edhe ai në maj 2020 ( si i komanduar)
Kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në Bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet. Prej vitesh, Kadastra e Vlorës është përfshirë nga një valë dorëheqjesh dhe detyroi hetime të thelluara nga Policia dhe KLSH për abuzime me pronat.
Në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga:
Jurgen Pilkapi emërohet 2 qershor 2020 –
Bilbil Aliaj shkurt 2020-maj 2020
Taulant Canameti Nentor 2019-shkurt 2020)
Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)
Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)
Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)
Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj qe kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)
Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)
Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)
Hima tha për Albania Times se ishte komandim për mospezullimin e punës deri në emërimin e drejtorit te ri.





