Nisën punimet për instalimin e 50 bovave të para nga Parku Kombëtar Sazan Karaburun, në gjithë Rivierën shqiptare deri në Sarandë. Ky është vetëm hapi i parë, të tjera iniciativa dhe investime do të ketë në drejtim të zhvillimit të aktiviteteve detare turistike. “Në zbatim të politikave për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sazan Karaburunit, për të garantuar një zhvillim të gjithë ekonomisë së biznesit të turizmit detar, për gjithë zonën e Rivjerës shqiptare do të hedhim sot 50 bova të reja të cilat janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t’u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së Rivjerës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Blendi Klosi. Në kuadër të politikave që ndjek Ministria për të promovuar turizmin e detit ky është momenti më i rëndësishëm pasi ligji i ri Për Turizmin Detar, ligji bashkëshoqërues për heqien e TVSH-së për Jahtet do të bëjnë që flamuri shqiptar, të nihet gjerësisht si dhe shumë jahte të gjejnë vend parkimet e tyre në vendin tonë. Kjo do të thotë më shumë turizëm elitar dhe së bashku me kapitenerinë e porteve, policinë kufitare me policinë e shtetit në bashkëpunim të ngushtë me bashkitë të ofrojmë më shumë në dretim të turizmit detar. “Eshtë një nga politikat e mëdha të Ministrisë së Turizmit, zgjerimi i turizmit detar, ringritja e një industrie të re në det dhe jo për të qenë vetëm pjesë e kënaqësisë do të jetë një industri e re për bashkinë e Vlorës për gjithë bashkitë bregdetare për të pasur më shumë mundësi, më shumë të ardhura të turizmit elitar dhe natyrisht më shumë turistë që vizitojnë Shqipërinë”, theksoi Ministri Klosi. Po projektet e tokës do të gërshetohen me ato në det, duke i shtuar vlerat njëra – tjetrës. Janë disa investime të rëndësishme që po bëhen në këtë qytetet bregdetar. “Unë shpresoj që studiot e huaja që ashtu si kanë punuar në projektin e Lungomares, me projektin që është prezantuar nga Kryeministri Rama të sjellë një projekt cilësor nëpërmjet të cilit ne do të japim një frymarrje të re dhe një garanci më shumë strategjisë që Ministria e Turizmit ka për turizmin detar, turizmin në ujë. Kështu që mbetem me besim që çdo gjë e mirë është duke u pritur të ndodh dhe ne me bashkimin e energjive pozitive midis pushtetit qëndror dhe pushtetit lokal do të kemi shpejt produkte të rëndësishme që garantojnë ekonominë e turizmit për të ardhmen”, tha Kryetari i Bashkisë, Vlorë, Dritan Leli.

Fjala e Klosit

Agjencia e Zonave të Mbrojtura qarku Vlorë, në zbatim të politikave për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sazan Karaburunit, për të garantuar një zhvillim të gjithë ekonomisë së biznesit të turizmit detar, për gjithë zonën e rivjerës shqiptare do të hedhim sot 50 bova të reja të cilat janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t’u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së Rivjerës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit. Në kuadër të politikave që ndjek Ministria e Turizmit për të promovuar turizmin e detit ky është momenti më i rëndësishëm pasi ligji i ri Për Turizmin Detar, por dhe politikat që kemi bërë për të forcuar flamurin shqiptar si flamurin qe të njihet më gjerësisht do të bëjnë të mundur që shumë jahte të gjejnë vend parkimet e tyre në vendin tonë. Kemi përgatitur gjithë legjislacionin për sa i përket lehtësirave që këtë vit duhet të ketë të gjithë komunikimet e turizmit detar me tokën. Pra, të kemi mundësi që së bashku me kapitenerinë e porteve, policinë kufitare me policinë e shtetit padyshim në bashkëpunim të ngushtë me bashkitë të ofrojmë bregun shqiptar për më shumë turizem elitar. Kemi po ashtu të zgjidhur problematikën shumë vjeccare të qënies së bregut shqiptarë në hartën si zonë e minuar. Tashmë bregu shqiptar është lehtësisht i lundrueshëm dhe këto bova që do të vendosim sot janë një hap i parë për të garantuar pastaj të gjithë infrastrukturën që më shumë mjetet lundruese t’i ofrohen detit shqiptar. Janë vetëm 50 bovat e para të cilat do të vihen në.një hartë të përcktuar së bashku me drejtorinë e Fierit për të lejuar pastaj dhe bizneset e Fierit që të ofrojnë këto.sisteme të thjeshta ankorimi për të hapur më vonë, rregullimin e pontileve dhe të ankorimit të më shumë marinave, të jahteve dhe varkave të kënaqësisë në bregun shqiptar. Është një përpjekje e parë e cila besoj do të vazhdoj në gjithë bregdetin shqiptar për të pasur mundësi që t’i hapim rrugë jetës me detin. Eshtë një nga politikat e mëdha të Ministrisë së Turizmit, zgjerimi i turizmit detar, ringritja e një industrie të re në det dhe jo për të qenë vetëm pjesë e kënaqësisë do të jetë një industri e re për bashkinë e Vlorës për gjithë bashkitë bregdetare për të pasur më shumë mundësi, më shumë të ardhura të turizmit elitar dhe natyrisht më shumë turistë që vizitojnë Shqipërinë.

Pyetja e parë ankorimi i mjeteve më pranë qytetit

Ky është një investim simbolik doja të thoja në kuadër të infrastrukturës detare të vendit tonë. Ajo çfarë e themi shpesh është që këto politika të reja nuk janë vetëm politika të cilat kërkojnë të ofrojnë më shume jahte dhe marina, mjete lundruese të kënaqësisë në bregun shqiptar. Jo, do të duhet të ndryshojmë konceptet për turizmin detar dhe të kemi mundësinë që të ofrojmë shumë më tepër pika ku mund të ankorohen për të hapur pastaj mundësinë për projekte të mëdha zhvillimore që janë të vlerave të konsiderueshme të investimit të cilat do të hapin mijëra vende pune, do të krijojnë mundësinë e xhirove të konsiderueshme në gjithë zonën bregdetare, por siç e thashë do të krijojnë më shumë punësim edhe jetë në bregun shqiptar. Ne kemi fatkeqësisht përsëri siç e shikoni një breg i cili është pothuajëse zero me mjete lundruese. Me këto mekanizma i hapim.rrugen investimeve të mëdha në bregdetin shqiptar por në rast se sdo të kemi mjete për çfarë do të bëjmë parkinget apo marinat e famshme që ju kërkoni. Prandaj po fillojmë që të ecim me të dyja shpejtësitë. Edhe në kuadër të politikave lehtësuese për jahtet, por edhe në kuadër të përgatitjes së projekteve gjigande të cilat do të transformojnë 100% turizmin tonë bregdetar.

 

Sazani a është i aksesueshëm?

Tashmë është krijuar një traditë për biznesin e hotelerisë vlonjate por dhe për një numër anijesh drejt ishullit të Sazanit së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes kemi nënshkruar tashmë hapjen e sezonit për ishullin e Sazanit, por natyrisht me disa kushte. E para që kompanitë që bëjnë transportin e qytetarëve të jenë shumë më tepër të kontrrolluara për sa i përket jetës së qytetarëve së bashku me anijet të ketë edhe rojet e plazhit dhe të garantojë që ishulli i Sazanit ta mbajne të pastër. Fatkeqësisht duhet që sa herë mbaron sezoni të bëjmë aksione të mëdha pastrimi që këto nuk duhet të ndodhin për një bukuri aq të madhe turistike të vendit tonë.

Përsa i përket Gadishullit të Karaburunit ajo do të jetë zonë e

Mbrojtur dhe është shumë e udhës që plazhet e Karaburunit të jenë plazhe natyrore dhe të mos jenë plazhe masive apo plazhe të administruara apo menaxhuara si plazhet e gjithë gjirit të Vlorës. Le t’ja lëmë Karaburunin natyrës dhe ta lëmë sa më të paprekur nga investimet në atë gadishull të mrekullueshëm dhe një mundësi e artë e biznesit të zhvillimit të turizmit detar. Përsa i përket gjithë politikave që ne ndjekim në kuadër të ekonomisë blu apo ekonomisë së detit, padyshim duhet të gjejmë raporte të drejta. Deri tani nuk kemi patur politika për turizmin, por tashmë që turistët janë një vlerë reale dhe biznesi i turizmit është bërë një pasuri aq e madhe për Vlorën dhe për gjithë ekonominë bregdetare të vendit tonë, padyshim duhet të gjejmë raporte të drejta dhe kjo është të paktën detyra më thelbësore që ne kemi. Të ruajmë një ekulibër të qëndrueshëm nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit dhe ekonomisë por dhe mbrojtjes së qëndrueshme të mjedisit.

Ligji i debatuar i turizmit detar dhe ligji bashkëshoqërues i heqies së TVSH-së së jahteve. Për jahtet e rregjistruara me flamurin shqiptar ka ngjallur një interes të konsiderueshëm në gjithë botën e marinës në mesdhe do të duhet të kujtojmë që vendet evropiane të gjitha së bashku posedojnë rreth 6 milionë jahte dhe mjete kënaqësie dhe vetëm 1 milion prej tyre kanë mundësi akomodimi në brigjet e Evropës. Pra, kemi një gamë shumë të madhe dhe një mundësi shumë të madhe për të bërë biznes edhe në Shqipëri me këtë politikë ligji hyn në fuqi më dt. 10 korrik mbas shumë shtyrje e miratim në plarlament, por.nga dt. 10 korrik do të hapet kjo fq e re e ekonomisë detare ne shprehim bindjen që do të ketë disa qindra jahte të rregjistruara nën flamurin shqiptar duke e shndërruar kështu flamurin shqiptar jo vetëm një mundësi për të pasur një mundësi ekonomik në bregun shqiptar por duke e shndërruar flamurin shqiptar në një mundësi të artë për një reklamë për turizmin dhe për Shqipërinë kudo në botë.

Kryetari i bashkisë

Dua të përshëndes fortë iniciativën e qeverisë shqiptare që u prezantua sot nga Ministri Klosi për të pasur mundësinë që atë që ne përpiqemi së bashku ta bëjmë në tokë. Të kemi një qasje tjetër dhe të ndryshme këtë herë, këtë verë edhe në det. Eshte ajo fryma pozitive që qëndron mes pushtetit qëndror dhe local që në fund prodhon strategji pozitive të cilat kthehen në mundësi të reja për t’i investuar dhe ligji favorizues për mjetet lundruese absolutisht është një garanci më shumë se investimet që deri sot janë kufizuar në tokë, hotele, objekte banimi, njësi shërbimi. Janë të duhurat, janë të nevojshmet por investimi në det është thirrja e së ardhmes dhe politikat e udhëhequra mirë me vizion për të cilën dua të falenderoj personalisht zotin Klosi janë garancia e shtuar për ta parë turizmin detar atë të ujit tani më si një pjesë e rëndësishme e për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në gjithë territorin e Bashkisë Vlorë dhe jo vetëm në gjithë Shqipërinë. Ju bëtë një pyetje për ministrin që ka lidhje me investime të tjera që do të rendnin në vitet në vazhdim në territorin e Bashkisë së Vlorës dhe jam i bindur që keni ndjekur gjithë promovimin që i ka bërë kryeministri Rama projektit rreth e rrotull Muzeut Historik pikërisht në zonën e Portit, i cili jo vetëm që fillon aty por do të vazhdoj me shpresën e madhe që ne të arrijmë të kemi, një.marin, një port jahtesh të qytetit. Ashtu si e thatë dhe ju pak më parë në qytetet e mëdha turistike gjithmonë ka hapësira të dedikuara në qëndra të qyteteve dhe unë shpresoj që studiot e huaja që ashtu si kanë punuar në projektin e Lungomares, me projektin që është prezantuar sot nga Kryeministri Rama të sjellë një projekt cilësor nëpërmjet të cilit ne do të japim një frymarrrje të re dhe një garanci më shumë strategjisë që Ministria e Turizmit ka për turizmin detar turizmin në ujë. Kështu që mbetem me besim që çdo gjë e mirë është duke u pritur të ndodh dhe ne me bashkimin e energjive pozitive midis pushtetit qëndror dhe pushtetit lokal do të kemi shpejt produkte të rëndësishme që garantojnë ekonominë e turizmit për të ardhmen. Sigurisht që jemi në periudhë pandemie, ruajmë distancat me njëri – tjetrin, por turizmi detar është absolutisht një nga variantet që sigurisht mund të ruajë dhe të garantojë atë grupin e vogël të atyre njerëzve që përdorin mjetet lundruese. Projektet për Vlorën vazhdojnë që të kenë qasje pozitive do të vazhdojnë të ecin, pikërisht këtu në zonën e Rradhimës në drejtim të Orikumit do të kenë dy by passe që do të jenë mbas godinave që sot janë ndërtuar në territory. Janë investim që do të kapin një vlerë prej 6 milionë eurosh, të cilat do të japin mundësi që rruga aktuale të shndërrohet në një shëtitore, me korsi biccikletash me trotuarë dhe me mundësi të tjera aktivitetesh përgjatë gjithë vijës bregdetare duke mos e ndaluar atë investimin e Lungomares si një ndryshim të vijës turistike bregdetare të Vlorës, po duke e vazhduar atë për më shumë se 25 km në drejtim të Orikumit. Janë projekte të cilat do të marrin kohën e tyre, por në fund janë garancia e madhe për te gjithë ata që kanë vendosur dhe duan të investojnë në turizëm sepse strategjia e qeverisë Shqiptare është për zhvillim të qëndrueshem të turizmit dhe unë jam i bindur që cdo investim në këtë drejtim është një vlerë e shtuar si ky i sotmi.

Projekti ka ndonjë datë se kur do te filloj?

Projekti është fantastik, është një punë që ka filluar pothuajse dy vjet më parë është miratuar financimi vitin që shkoi kanë qenë procedurat e përmirësimit të projektit sepse, pjesa nën tokë ka problematika që duhet të zgjidhen nga ky projekt dhe unë mbetem me shpresë se ky projekt do të filloj nga vjeshta dhe shpresoj që sezoni i ardhshëm turistik ta gjej të përfunduar dhe të rivlerësuar pjesën e Muzeut të Pavarësisë që në shumicën e herëve duhet që njerëzit t’i orientosh për të shkuar për të parë gjënë më të rëndësishme që ne shqiptarët kemi Muzeun e Pavarësisë në Vlorë. Ndaj e kam mbështetur pa fund këtë projekt e kam mbështetur këtë iniciativën e Kryeministrit për t’i dhënë një dimension komplet të ndryshëm nga ai që është sot dhe që jam i bindur që do të jetë atraksion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*