Vazhdon dhe rritet numri i vikitmave nga tërmeti shkatërrues që goditit linjen e Turqisë të premten. Sipas raportimeve në media numri i viktimave ka shkuar në 20.

Gjithashtu është rritur edhe numri i të plagosurve ku përafërisht llogaritet rreth 1015 persona. Mësohet se 13 viktima janë vrarë në provincën Elazig, 4 në Malatya, 1 në Diyarbakir dhe 2 në një zonë tjetër, thuhet në një deklaratë të emergjencave. Ndërkohë 4 persona kanë arritur të mbijetojnë nga rrënojat.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter rrëzoi me dhjetëra ndërtesa dhe provinca Elazig është më e prekura se të tjerat. Lëkundjet e forta zgjatën 40 sekonda thuhet në një raport. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në terren.

Tërmeti u ndje edhe në shtete të tjera si Siria, Armenia dhe Iraku.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Sivrice, një qytet me rreth 4000 njerëz, është një vend i njohur turistik në bregun e liqenit Hazar.

  

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*