Një aksident automobilistik ka ndodhur në Lushnjë, një ditë më parë ku një makinë është përplasur me një biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, 67-vjeçari Mefit Dingu por që sipas burimeve ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës pasi nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve.

Aksidenti ndodhi në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit. Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i biçikletës u dërgua për kurim në spital por pa u mbushur ende 24 orë ndërroi jetë.

Informacioni i djeshëm i Policisë:

Sot rreth orës 19:45, në hyrje të qytetit Lushnje , shtetasi S.R, banues në  Dushkë, Lushnje, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ,ka aksidentuar shtetasin M.D, 69 vjeç, banues në Dushkë, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Shtetasi M.D është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i automjetit, shtetasi S.R dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*