Ndonëse operacioni për kërkimin e trupave të pajetë nën rrënoja ka përfunduar, vijon puna në terren për pastrimin e zonave të goditura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur.

Ditën e sotme aksioni është përqendruar në një prej hoteleve të shembura në Durrës. Bëhet fjalë për hotelin ‘Vila Verde’, një ndërtesë 4 katëshe në zonë e plazhit që është shkatërruar komplet nga tërmeti, ndërsa rrezikon dhe ndërtesat e tjera aty pranë.

Tashmë ka nisur puna për shembjen e ndërtesës, ku po ndërhyjnë fadroma dhe punonjës të ndërtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*