Një person ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës, pasi ishte nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime bëjnë me dije se pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. I moshuari ndodhej së bashku me gruan e tij në Vlorë.

Njoftimi zyrtar lidhur me ngjarjen: Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal. 72 vjeçari ka qenë duke bërë plazh shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*