Zbardhet identiteti i personit që mbeti i vrarë sot në Durrës. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, rreth 40 vjec.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 të mëngjesit, në lagjen Nr.16 në Durrës.

Viktima, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, pjesëtar i grupit të bandës kriminale të Lul Berishë. Ai u qëlluar me armë pranë Drejtorisë Arsimore Durrës. Policia ka rrethuar zonën, janë ngritur pika kontrolli, dhe vijojnë kontrollet e imtesishme ne gjithe zonen.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

 

 

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*