Novosela ishte nga zonat më të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli në një bisedë me gazetaren Juli Xhokaxhi në “ABC” u shpreh se situata është nën kontroll dhe niveli i Vjosës pritet që të ulet.

“Niveli i reshjeve pavarësisht se vazhdon, jemi në shpresa për të mos pasur përmbytje në orët në vazhdim. Sot situatën e kemi nën kontroll. Në ditët e para lajmëruam ata që kanë ndërtuar në buzë të lumit. Nuk ka arsye për panik tha ai. Leli kishte një ofertë edhe për banorët që preken cdo vit nga përmbytjet.
“Në breg të lumit nuk ndërtohet. Nëse banorët pranojnë mund të zhvendosen në banesat sociale që po ndërtojmë për të shmangur këtë gjë cdo vit.

Në shumicën e rasteve nuk bien dakord për t’u zhvendosur. Pranojnë atë që ne ofrojmë, por nuk pranojnë që të prishet banesa, por kjo nuk mund të pranohet, pasi banesa do të prishet nëse pranojnë marrëveshjen

”. Kryebashkiaku kishte edhe një premtim. “

Me investimet e reja do të përmirësojmë akoma më shumë situatën në Novoselë. Përpara lumit nuk ka fuqi që të dalë. E rëndësishme është që ne të bëjmë atë që duhet”.

Përmbytjet në Vlorë janë kthyer në meme në rrjetet sociale. Por Leli thotë se shirat e fundit që përfshinë Vlorën “Jo bulevardin “Ismail Qemali” por mund të përmbytnin edhe “Champs-Élysées” në Paris”> tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*