Vajza e Luis Enrique ka ndërruar jetë në moshën nëntë vjeçare për shkak të kancerit. Më 26 mars, Luis Enrique la papritmas skuadrën e ekipit kombëtar të Spanjës në Maltë për t’u kthyer në shtëpi për shkak të një emergjence familjare të paspecifikuar.
Tre muaj më vonë, më 19 qershor ai dha dorëheqjen nga kombëtarja spanjolle në të cilën falënderoi federatën, lojtarët, stafin dhe mediat pa hyrë në detaje në lidhje me çështjen në fjalë.
“Vajza jonë Xana ka ndërruar jetë këtë pasdite në moshën nëntë vjeç pasi luftoi për pesë muaj intensiv kundër kancerit”, thuhet në një deklaratë familjare të enjten. “Ne ju falënderojmë të gjithëve për përzemërsinë që kemi marrë gjatë këtyre muajve dhe vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. “Deklarata vazhdoi duke falënderuar spitalin dhe stafin mjekësor.





