Ka vdekur pak minuta më parë një nga personat  të cilët mbetën të plagosur nga shpërthim i transformatorit në autostradën Tiranë –Durrës.

Mësohet se dy të tjerët janë transportuar me urgjencë drejt QSUT-së në repartin e djegieve plastike dhe janë nën kujdesin mjekësor.

Ndërkohë që sipas shpjegimit zyrtarë të ardhur nga OSHEE bëhet me dije se 2 prej punëtorëve, të cilët ishin duke punuar në një firmë ndërtimi, kanë shkurtuar linjën dhe kjo ka bërë që të ndodh shpërthimi.

Ndërkaq sipas informacioneve të gjitha bizneset në Mëzezë, Vorë dhe Kashar janë pa energji elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*