Babi i 17-vjeçares, Enisa Doda, Lezan Doda ka gjetur forcën dhe ka shkruar një mesazh prekës për ndarje nga jeta të vajzës së tij të vogël. ”U prefsh në paqe zemra e babit zoti të mori shpejt fizikisht por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit”. E mitura, Enisa Doda kishte shkuar në plazh me pushime me familjen e saj. Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, së bashku me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, ata kishin marrë një motor uji me qira. Pas më shumë se 2 orësh, rreth 16:30, në breg ka dalë vetëm 25-vjeçari, duke lënë të mbytur në ujë vajzën.

Dyshimet për ngjarjen e rëndë kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det. Ato janë nisur me varkë për të gjetur motorin, por aty kanë takuar të riun i cili në dëshminë e tij ka gënjyer. Ai po kthehej me not në breg dhe kur është pyetur nga pronarët e skafit ka deklaruar se “vajzën e ka marrë xhaxhai i saj”.

Trupi i saj i pajetë është gjetur nga peshkatarët pas rreth 15 minutash dhe nga kqyrja paraprake kishte shenja dhune. Pezullohet përkohësisht lundrimi i mjeteve ujore në Velipojë. Autoritetet kanë nisur të marrin në pyetje të gjithë punonjësit e motorëve të ujit. Kjo ndërhyrje vjen pas ngjarjes së rëndë në plazhin e Velipojës, ku u gjet e mbytur 17-vjeçarja, Enisa Doda. Kjo e fundit ishte duke bërë xhiro me motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari i cili është arrestuar.

Punonjësit e motorëve të ujit janë thirrur në polici, për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen. Njëri prej tyre është shprehur para uniformave blu, se po vëzhgonin të rinjtë nga distanca. Në momentin që kanë parë se të rinjtë nuk ndodheshin në motorin e ujit, njëri prej tyre është afruar dhe ka gjetur djalin të zhytur. Sipas dëshmisë, 24-vjeçari i ka thënë punonjësit se vajzën e kishte nxjerrë në breg.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, kur trupi i Enisa Dodës u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari. Ky i fundit nuk e ka ndihmuar adoleshenten, duke e lënë të mbytej. Gjithashtu ai gënjeu pronarët e motorit të ujit, duke u thënë se e kishte nxjerrë vajzën në breg. Përpara uniformave blu ai u shpreh se vajza kishte rrëshqitur nga motori i ujit, ndërsa nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*