
Një Grup Turistësh Italianë nga Pisa Viziton Vlorën, të Shoqëruar nga Sonila Kosta Ambasadorja e Turizmit Shqiptar
Sot, në Sheshin e Flamurit në Vlorë, është zhvilluar një takim i veçantë me një grup turistësh italianë nga qyteti i Pizës, të shoqëruar nga guidë turistike Sonila Kosta.
Pas një periudhe 20-vjeçare emigrimi në Itali, Sonila është kthyer në atdhe dhe prej disa vitesh promovon me pasion turizmin shqiptar në bashkëpunim me agjenci të ndryshme ndërkombëtare.
Në një prononcim për gazetën Albania Times, Sonila Kosta u shpreh se ajo nuk fokusohet vetëm në turizmin detar, por ofron guida në të gjithë territorin shqiptar nga jugu në veri, duke përfshirë Alpet shqiptare, luginat dhe qytetet historike.

“Vitin e kaluar kemi sjellë mbi 4 mijë turistë italianë për të vizituar Shqipërinë. Turistët janë të mahnitur jo vetëm nga bukuritë natyrore, por edhe nga mikpritja dhe kultura shqiptare,” tha Sonila.
Grupi që vizitoi sot Vlorën është pjesë e një shoqate alpinistësh, të cilët dje kanë eksploruar malin e Tomorrit, duke mbetur të magjepsur nga natyra dhe energjia e këtij vendi të shenjtë.
“Vlora nuk tërheq vetëm për bukuritë e saj bregdetare,” thekson Sonila, “por edhe për historinë, ushqimin, mikpritjen dhe aktivitetet kulturore. Ndaj, qëndrimi në Vlorë është më i gjatë në krahasim me qytete të tjera.”
Mesazh nga një Turiste Italiane: “Të Rinj Shqiptarë, Mos U Largoni Vendin Tuaj e Keni Plot Mundësi”
Ndërsa vizitonte Vlorën së bashku me grupin alpinist nga Pisa, turistja italiane Silvia Marchetti dha një mesazh të ndjerë për të rinjtë shqiptarë:
“Mos e braktisni vendin tuaj. Shqipëria është një tokë e pasur me burime dhe mundësi. Ka male, det, bujqësi risorse që në Itali, për fat të keq, po zhduken çdo ditë.”
Silvia u shpreh e befasuar nga natyra e virgjër dhe energjia pozitive që ndjeu gjatë udhëtimit në malin e Tomorrit dhe qëndrimit në Vlorë. Ajo vlerësoi sidomos potencialin për zhvillimin e turizmit malor, detar dhe agroturizmit, duke shtuar se këto janë sektorë me të ardhme të madhe në Shqipëri, sidomos nëse mbështeten nga të rinjtë vendas.
Ju bëj një thirrje të rinjëve të këtij vendi qëndroni në shqipëri ecni përpara këshu si e keni nisur pasi jeni në rrugën e duhur, keni turizëm të shkëlqyer malore keni një bregdet të mbrekullueshëm në Itali Spanjë cdo gjë duken e mbaruar pa ate shpresën e rinisjes së një epoke të re me pak fjalë cdo gje duket e vdekur edhe njëhe të rinjte duhet të rrin ketu




