Pëllëmbat e dorës tuaj mbajnë një histori, e cila mund të zbulojë shumë për personalitetin e dikujt dhe si veprojnë ndaj të tjerëve.

Nëse i hidhni një sy pëllëmbës së dorës, do të vini ri 3 vija kryesore me madhësi të ndryshme. Këto 3 vija përfaqësojnë pjesët kritike të jetës, siç janë zemra, koka dhe linjat e jetës.

Të gjitha këto mund të tregojnë një pjesë të personalitetit tuaj, raporton “Natural Solution Magazine”.

Vija e zemrës:

Kjo vijë i referohet dashurisë, mund të tregoj informacione për gjendjen emocionale dhe rrjedhjen e lidhjes së tyre me të tjerët.

Kjo vijë gjendet përreth vijës se kokës dhe jetës, duke filluar nga gishti tregues dhe që shtrihet drejt gishtit të vogël.

Vija e kokës:

Kjo vijë paraqet mentalitetin tuaj apo shpesh herë referohet si vija e mençurisë. Kjo vijë mund të zbulojë punën mendore/psikologjike të dikujt. Zhvillimin intelektual dhe madje mund të dëshifrojë një aftësi intuitive të një personi.

Vija e jetës:

Këtë linjë njerëzit më së shumti e lexojnë. Kur lexohet kjo vijë, mund të gjenden informacione të rëndësishme rreth përvojave të jetës së një personi, duke përfshirë edhe gjendjen emocionale dhe fizike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*