Reshjet sot do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin, por në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër sipas IGJEUM, pritet që të jenë shumë intensive. Si rezultat i erës së fortë dhe reshjeve të shiut në Grykën e Këlcyrës janë rrezuar disa pisha të cilat kane bllokuar rrugën automobilistike Këlcyrë -Tepelenë.

Reshjet e nisur prej ditës së djeshme po vijojnë edhe sot mbi vendin tonë. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin, por në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër sipas IGJEUM, pritet që të jenë shumë intensive.  Po sipas IGJEUM-it, nga llogaritjet këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm; Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

“Lumenjtë dhe përrenjtë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve, në këto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta” thekson IGJEUM. Shiu do të vijojnë deri nesër në mesditë më pas do të ketë ulje të temperaturave për t’u rikthyer sërish në fundjavën tjetër.

Si pasojë e motit të keq vetëm pas 14 orësh në det, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 nga trageti që ndodhej në radë zbritën pasagjerët në Vlorë. Edhe në Durrës forca e detit është 8 ballë, ndërsa një traget ka ardhur në mëngjes, pritet mbërritja e dy të tjerëve nga Italia, në 11:30 nga Ancona dhe në 16:00 nga Bari. Fluksi nga Italia është shtuar për shkak të festave të fundvitit, ku një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur t’i kalojnë pranë familjeve.

Mot me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka pasur edhe në Sarandë. Si pasojë e dallgëve dhe erës së fortë është pezulluar lundrimi për mjetet e peshkimit, gjithashtu është pezulluar lundrimi për anijet e pasagjerëve drejt Korfuzit. Ndërkohë që probleme nga moti i keq ka pasur në disa zona edhe në Gjirokastër. Në Labovë të Madhe dhe në Qestorat ka rrëshqitje dherash dhe si pasojë rruga është bllokuar. Si rezultat i erës së fortë dhe reshjeve të shiut në Grykën e Këlcyrës janë rrezuar disa pisha të cilat kane bllokuar rrugën automobilistike Këlcyrë -Tepelenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*