Nën kërcënimin e armës, dy persona në Krujë kanë arritur të grabisin xhiron ditore të një lokali ndërsa janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se policia ka arritur të arrestojë njërin prej autorëve ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

Personi i arrestuar është shtetasi me inicialet A.K., 24-vjeç banues në fshatin Kroj i Madh ndërsa emri i bashkëpunëtorit të tij nuk është bërë i ditur për arsye hetimore.

Sipas njoftimit të policisë, në lokal janë marrë një shumë prej 20000 lekësh kamariarit të lokalit ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve, ky i fundit ka dalë para efektivëve të policisë me dy pistoleta në brez.

“Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi A. K. ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policies”, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cudhi”.

Zbardhet në kohë rekord vjedhja nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë.

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, i cili gjatë momentit të arrestimit u kap me dy pistoleta në brez.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 19 janar, në qytetin e Krujës, ku dy persona, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 20000 lekësh kamerierit të një lokali, në qytetin e Krujës.

Bazuar në prova të grumbulluara, shërbimet e Komisariat të Policisë Krujë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cudhi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë.

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk i bëjmë me dije të dhënat për arsye hetimore.

Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi A. K. ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*