Presidenti rus Vladimit Putin njofton se vaksina e prodhuar nga shkencëtarët në shtetin që ai drejton është efektive dhe do të regjistrohet brenda disa ditësh.

Presidenti rus shkruan në një postim që duket se ka marrë vëmendjen e të gjithëve, se njësoj si sateliti rus që shkoi i pari në hapësirë, tashmë Rusia do të ketë vaksinën që do ti garantojë të gjithë botës një të ardhme pa Covid 19, pa izolim dhe pa maska.

“Vaksina e parë në botë kundër koronavirusit do të regjistrohet në Rusi brenda disa ditësh. Shkencëtarët rus kaluan fazat e nevojshme të testimit dhe vërtetuan sigurinë dhe efektivitetin e saj. Ilaçi ynë është përballur në mënyrë adekuate me epideminë dhe tani jep shpresë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Pasi sateliti Sovjetik hapi rrugën për njerëzimin në hapësirë, tani vaksina ruse do t’i hapë rrugën të ardhmes pa COVID-19, maska ​​dhe izolim shoqëror”, shkruan Putin në një postim në rrjetet e tij sociale.

Janë disa shtete që kanë punuar gjithë këto kohë për prodhimin e një vaksine kundër Covid, dhe nuk dihet nëse ajo që është prodhuar nga shkencëtarët rusë, do të pranohet edhe nga shtetet e tjera, sa kohë që dhe kompani gjermane, italiane, angleze apo amerikane janë duke punuar për të njëjtën gjë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*