
Persona të paidentifikuar dhe për shkaqe të panjohura, i vunë flakën një automjeti orët e para të së enjtes një automjeti në Vlorë. Ngjarja, sipas policisë ndodhi në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Automjeti Nisan u dogj plotësisht. Makina mësohet se ishte në pronësi të një 35-vjeçari me iniciale O. K., punonjës i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë.
Me qëllim zbardhjen e ngjarjes, Policia thotë se është ngritur një grup hetimor, që po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit




