NGA AGRON BRATAJ

Në portin e Vlorës ka pasur një fluks turistësh dhe emigrantësh që vijnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore.
Rreth dy mijë pasagjerë dhe 300 automjete kanë zbarkuar nga dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë.
Drejtoria e Policisë Kufitare të Vlorës ka marrë masat duke shtuar sportelet për pritjen e pasagjerëve por dhe mos të pasur vonesa në kontrollin e dokumentacioneve.
Sipas Komandatit të pikës kufitare Vlorë Z. Ylber Dervishi, punonjësit e policisë menjëherë pas mbërritjes së trageteve fillojnë përpunimin e zbarkimit me të gjitha sportelet e hapura.
Polocia kufitare është në dispozicion për tju shërbyer sa më shpejtë daljes së pasagjerëve nga terminali, si dhe për të vazhduar udhëtimin pranë familjeve të tyre.
Gjithashtu pèolicia kufitare është në dispozicion për të shmangur në mënyrë të menjëherëshme cdo problematik qe mund të krijohet.
Nga pesë sportele që janë zakonisht gjatë vitit, për sezonin veror sportelet dyfishohen gjithashtu dhe numri i punonjësve të policisë.
Ndërtimi i terminalit të ri në Portin e Vlorës ka shkurtuar ndjeshëm qëndrimin në radhë të emigrantëve.
Emigrantët shprehen të lumtur që pushimet do t’i kalojnë në vendëlindje.
Këtë vit ka dhe shumë qytetarë Italianë që do pushojnë në Shqipëri dhe kryesisht në plazhet e qytetit të Vlorës.




