VLORË
Nga Agron Brataj
Edhe qyteti bregdetar i Vlorës është prekur nga koronavirusi,. Burime bëjnë me dije se janë 4 raste të konfirmuara
me koronavirus dhe jan nisur drejt spitalit infektiv te Tiranes.
Bëhet fjalë për 4 pjestarë të një familje përkatësisht të moshave 77, 69, 50 dhe 24 vjeç dhe dyshohet se i ka infektuar i nipi i cili më 8 mars kishte ardhur nga Italia.
Deri tani ky qark nuk ishte i prekur teksa tashmë nëse këto raste konfirmohen i shtohet hartës së të prekurve në Shqipëri bashkë me Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin, Lushnjen, Korçën, Kavajën dhe Rrogozhinën.

Djali tjetër i familjes ka ardhur në Shqipëri nga Bergamo në datën 8 Mars dhe ka ikur sërish në datën 20 Mars, kësaj here në Gjermani. Ai nuk ka shënja të Covid-19.




