Nga Ergys Alushi

Vlorës duhet t’i rikthehet dinjiteti – t’I rikthehet Festa Kombëtare!

99 vite më parë, më 2 shtator 1920, ushtria italiane u largua përfundimisht nga qyteti I Vlorës.

Prej disa ditësh në qytet kishte filluar zbukurimi I rrugëve kryesore nën kujdesin e Don Mark Vasës.

Në datën 3 shtator do të zhvillohej ceremonia e marrjes në dorëzim të qytetit nga drejtuesit e luftëtarëve që kishin luftuar për clirimin e Vlorës.
Vlora do t’I bashkohej pjesës tjetër të Shqipërisë. Për të luftuar kishin ardhur luftëtarë nga të gjitha trevat shqiptare.

Lufta për clirimin e Vlorës ishte kthyer në një luftë kombëtare.

Ndaj dhe për disa vite, ajo është përkujtuar e festuar si një Festë Kombëtare, për t’u zbehur në vitet më pas në një festë lokale.

Është detyra e shtetit shqiptar që të fillojë e ta përkujtojë e festojë Luftën e Vlorës 1920 si një Festë Kombëtare ashtu si ka qenë në të vërtet.

Vitin tjetër është 100 vjetori I kësaj ngjarje të madhe

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*