Zbardhen emrat e katër përfaqësuesve të grupeve parlamentare të cilët do të jenë jenë pjesë e Komisionit të Posacëm që do të merret me ngritjen e KQZ-së re.

Partia Socialiste do të përfaqësohet në këtë komision nga Damian Gjiknuri I cili drejtoi negociatat në emër të PS edhe në Këshillin Politik të reformës zgjedhore.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe PD e cila do të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi.

Muslim Murrizi gjithashtu do të jetë pjesë e Komisionit të Posacëm si drejtues I një grupi parlamentar me shumicë deputete të dalë nga listat e PD në vitin 2017.

I fundit që do të jetë pjesë e Komisionit të Posacëm që do të punojne përf ngritjen e KQZ është Edmond Stojku.

Të enjten do të zhvillohet mbledhja për ngritjen e komisionit dhe më pas do të nisë puna për formatimin e KQZ së re e cila do të ketë 12 anëtarë sipas dakortësisë mes palëve politike në reformen e re zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*