Nga verfikimi i formularit të Lulzim Bashës, rezulton se 2020-ta nuk ka qenë një viti i mirë për kryedemokratin në aspektin financiar.

Kreu i PD-së ka raportuar në formularin e deklarimit të pasurisë në ILDKPI se disponon vetëm 1 milion lekë nga paga si kryetar i Partisë Demokratike dhe 126 mijë lekë për të mbuluar shpenzimet e telefonisë celulare. Ndërkohë, bashkëshortja e kryedemokratit Basha, Aurela, ka deklaruar se nuk disponon pasuri të regjistruara më vete nga ato që ka raportuar kreu i PD-së.

Ndryshe nga Kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha, të cilët kanë raportuar vetëm pasuritë që kanë gjeneruar në vitin 2020, ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar të gjitha pasuritë që ka përfituar ndër vite deri më datën kur ka plotësuar formularin. Sali Berisha rezulton të jetë bashkëpronar i një apartamenti në Tiranë me Liri Berishën dhe të një bodrumi, ndërkohë disponon disa llogari bankare vetëm dhe me bashkëshorten në disa mijëra euro.

Çifti Berisha disponojnë gjithashtu edhe të ardhura nga pensioni. Po ashtu, bashkëshortja e ish-Kryeministrit disponon më vete dy llogari bankare, një me 5 milion lekë dhe një me rreth 16 mijë euro. Më e pasur në familjen Berisha duket se është vajza e ish-Kryeministrit, e cila ka marrë mbiemrin e bashkëshortit, Argita Malltezi. Kjo e fundit rezulton të jetë bashkëpronare në tri apartamente, tri bodrume, 2 vila në Gjirin e Lalzit dhe në një tokë bujqësore, që shkojnë në qindra-mijëra euro.

Po ashtu, Argita Malltezi disponon 17 llogari bankare me euro, lekë dhe dollarë. Ndërkohë, Shkëlzen Berisha duket inferior në krahasim me vajzën e ish-Kryeministrit. Ai disponon një llogari bankare me 66 mijë euro, ndërkohë që ka edhe një overdraft për të shlyer në vlerën 28 mijë euro.

LULZIM BASHA

Të ardhura nga paga si kryetar i PDHSH-së: 1.009.140 lekë Të ardhura për mbulimin e shpenzimeve e telefonisë celulare: 126400 lekë.

BASHKËSHORTJA, AURELA BASHA

Nuk disponon pasuri të regjistruara veçmas.

*********************************************************************

SALI BERISHA

Apartament në Tiranë me kontratë shkëmbimi në 2007-ën bashkëpronar 50%. Vlera sipas privatizimit:

2.100.000 lekë Bodrum në Tiranë, bashkëpronar 50% Llogari bankare në emër të Sali Berishës deri më datë 7.09.2021/ 5.554.833 lekë

Llogari bankare: 36.218 dollarë Llogari bankare në emër të Sali dhe Liri Berishës: 9872 euro, bashkëpronar në vlerën 50%

Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës: 600 lekë, bashkëpronar 50%

Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës: 1.235.401 lekë, bashkëpronar 50% Të ardhura nga pensioni deri më 01.08.2021/ 628.080 lekë Të ardhura nga interesat bankare: 262 lekë

BASHKËSHORTJA, LIRI BERISHA

Llogari në emër të Liri Berishës: 5.103.444 lekë Llogari në emër të liri Berishës: 16,482 euro Të ardhura nga pensioni deri më 01.08.2021/ 260,950 lekë.

E BIJA, ARGITA MALLTEZI

Apartament në bashkëpronësi 50% me vlerë 195.250 euro

Apartament në bashkëpronësi 50% me vlerë 200.000 euro

Apartament në bashkëpronësi 50% me vlerë 179.000 euro

Bodrum në bashkëpronësi 50% me vlerë 10.000 dollarë

Bodrum në bashkëpronësi 50% me vlerë 17.000 euro

Bodrum në bashkëpronësi 50% me vlerë 26.370 euro

Vilë në Lalëz, bashkëpronare 50%, vlera e godinës 56.000 euro plus toka 908.176 lekë

Ndërtesë banimi në Lalëz në bashkëpronësi 50%, vlera e godinës 155.000 euro Tokë bujqësore 3000 m2 në fshatin Priskë në bashkëpronësi 50%, vlera: 4.950.000 lekë

Llogari bankare Llogari bankare: 92 euro

Llogari bankare: 61.464 dollarë

Llogari bankare: 51 euro

Llogari bankare: 25.399 dollarë

Llogari bankare: 68.767 leke

Llogari bankare: 41.666 dollarë

Llogari bankare: 115.005 dollarë

Llogari bankare: 174.864 euro

Llogari bankare: 1.715.329 lekë

Llogari bankare: 522 euro

Llogari bankare: 155.228 euro

Llogari bankare: 6.108.308 lekë

Llogari bankare: 5.500 euro

Llogari bankare: 132.771 dollarë

Llogari bankare: 153.698 euro

Llogari bankare: disponon 25% të vlerës 15.136 dollarë

Llogari bankare: disponon 50% të vlerës 20.337 dollarë

Rroga neto në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime: 900.091 lekë

Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private: 1.235.520 lekë

Të ardhurat nga qiratë: 10.740 euro

Të ardhura nga honorarë: 4.095 euro

Të ardhura nga interesi: 257 dollarë, 218 dollarë, 349 lekë

I BIRI, SHKËLZEN BERISHA

Llogari bankare: 617.396 lekë Llogari bankare: 66.090 euro

Llogari bankare: 453.965 lekë

Llogari bankare: 3.960 lekë

Makinë “BMV”, prodhimi i vitit 2012

Paga si administrator i një kompanie private: 758.880 lekë

Llogari overdrafti, detyrim i pashlyer: 28.960 euro

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*