Open Data Albania ka publikuar deklarimet pasurore të deputetëve që kanë marrë mandate gjatë 2019-ës, pas vakancës së krijuar nga PD dhe LSI.

Të dhënat janë marrë nga deklarimet zyrtare pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit përmes aplikimit të aksesit për informacion.

Në rubrikën “Para dhe Pushtet” është publikuar pasqyra financiare e pasurisë së deputetes Rudina Hajdari, për vitin 2017 dhe 2018.

Hajdari ka një burim të fortë të ardhurash nga bashkëshorti i saj Muçjon Demiraj i cili rezulton pronar i një godinë në New York si dhe pronar i një kompanie, ku deputetes i është dhuruar 10 % të aksioneve.

Veç këtyre të ardhurave, deputetja Hajdari deklaron dhe të ardhurat nga rroga, si deputete në Kuvendin e Shqipërisë, prej 1 050 euro në muaj. Gjithashtu, ajo deklaron dhe një kredi studentore për shkollim Universitar të marrë në New York në shumën 10 000 Dollarë, me normë interesi 5% dhe me kohëzgjatje 10 vite.

Rudina Hajdari deklaron dhe detyrime për shlyerje qiraje për përdorimin e ap. të vëllait prej 80 m2, 300 dollarë në muaj, 3 600 dollarë në vit. Detyrimi i mbetur pashlyer, 600 dollarë. Ndërsa, deklaron se nuk ka asnjë automjet dhe asnjë send me vlerë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*