Policia e Shtetit ka zbardhur plagosjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ku u qëllua me armë në dorë një 24-vjeçar.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar 24-vjeçarin Iljaz Avdillari dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër Fatmir Avdillari i njohur ndryshe dhe si “Xubi”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Fatmir Avdillarit., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , pas një pune intensive kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme  në Yzberisht Tiranë, ku u plagos në dorë me armë zjarri shtetasi D. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*