Arkeologët në Greqi kanë bërë një zbulim të rëndësishëm që mund të hedhë dritë rreth tregtisë dhe kulturës së hershme mikenase. Ata kanë zbuluar dy varre mbretërore, brenda të cilave janë gjetur stoli dhe artefakte që i përkasin periudhës para 3000 vjetëve.

Sipas arkeologëve, në brendësi të varreve ka unazë ari dhe një varëse me fytyrën e një perëndeshe egjiptiane. Studiuesit amerikanë thonë se zbulimi i tyre do të sigurojë të dhëna të reja rreth tregtisë dhe kulturës së hershme mikenase.

Varret janë afër pallatit të epokës së bronzit të Pylos, në rajonin jugor të Peloponezit të Greqisë. Ata nuk janë larg një varri tjetër të rëndësishëm të zbuluar në 2015, që besohet të jetë ai i një sunduesi të hershëm të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*