Rihanna siç duket nuk ka mundur më ta vazhdojë lidhjen me miliarderin arab, Hassan Jameel. Pas 3 vitesh në një romancë dyshja nuk janë më bashkë, edhe pse kishin shprehur dëshirën se do të martoheshin. Lidhja dukej serioze, por diçka i ka shtyrë drejt ndarjes.

Mirëpo, cila ishte kjo arsye që e ndau çiftin pas 3 vitesh lidhjeje? Sipas një burimi për “People”, dyshja janë ndarë, sepse jetët e tyre ishte krejtësisht të ndryshme.

“Jetët e tyre ishin shumë të ndryshme dhe e kishin të vështirë ta vazhdonin lidhjen”,-ka treguar burimi për People.

Gjithmonë, sipas këtij burimi, Rihanna gjatë lidhjes me Hassan i duhej gjatë gjithë kohës të bënte llogari për të balancuar jetën private dhe atë profesionale, deri në atë pikë, sa nuk ia doli të vazhdonte dot më tej me miliarderin arab.

“Kam kuptuar që duhet të gjej kohë për veten, sepse shëndeti mendor varet nga kjo. Nëse nuk je e lumtur, nuk do jesh e lumtur edhe po bëre gjërat që do të bësh. Qëllimi im është karriera dhe duhet të më bëjë të ndihem e lumtur. Kur hyra në një lidhje, duhet të bëja gjithë kohës llogaritje. Madje në kalendar kam shënuar ditët që kam vendosur t’i kem pushim”,-ka vijuar burimi.

Ndërkohë, menjëherë pas lajmit të ndarjes, Riri është fotografuar në shoqërinë e ish-it të saj Drake. Do të ketë një ribashkim?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*