Pas ardhjes në jetë të Archie, e gjithë vëmendja e familjes mbretërore u drejtua te vogëlushi i Meghan Markle dhe Princ Harryt.Pavarësisht se ai është vetëm 3 muajsh, fansat po presin me padurim që ata t’i shtojnë një tjetër anëtar familjes.
Nga ana tjetër, ka nga ata që shpresojnë që Kate dhe William të bëjnë dhe një fëmijë të katërt në vitin e ardhshëm.

Për këtë arsye kanë nisur edhe spekulimet se vitin tjetër të dyja dukeshat mund të jenë shtatzënë.Megjithatë familja mbretërore ka një sërë rregullash të cilat duhen zbatuar, ndaj Kate dhe Merghan nuk mund të jenë shtatzënë në të njëjtën kohë.Sipas rregullave që duhen ndjekur, përcaktohet koha dhe mënyra se si një lajm ndahet me publikun.
Motra e mbretëreshës Elizabeth, Princesha Margaret anuloi lajmin e fejesës së saj vite më parë për shkak të këtij rregulli. Asokohe mbretëresha ishte shtatzënë me Princin Andrew dhe prandaj Margaret ju desh të priste derisa fëmija të vinte në jetë që të jepte një lajm tjetër, atë të fejesës së saj. Për shkak të kësaj Kate dhe Meghan ju është kërkuar që gjithmonë t’i planifikojnë shtatzënitë njëra pas tjetrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*