Situata e zjarreve në Vlorë ka qenë mjaft e vështirë, pasi era e fortë ka ndihmuar në përhapjen e flakëve.

Kanë qenë 3 zjarrëfikse, 15 punonjës zjarrfikësesh, 8 punonjës të zonave të mbrojtura si dhe 15 punonjës të emergjencave civile të cilët janë angazhuar për të shuar zjarret e krijuara në Vlorë.

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj thotë zjarret kanë qenë të qëllimshme dhe po punohet që të vihen psa hekurave personat përgjegjës.

Ka qenë një situatë shumë e vështirë për shkak edhe të temperaturave të larta. Aktualisht janë në të gjithë territorin e qarkut dhe një situatë e tillë pritet për shkak të zjarr vënieve të qëllimshme. Situata në Poro është një situatë  e paprecedent, është e përsëritur, para 5 vitesh ka patur një situatë të tillë. Me të vlerësuar situatën kemi ndërhyrë me të gjitha forcat dhe mjetet. Kanë qenë afërsisht 3 zjarrfikëse, 15 punonjës të zjarrfikëses, kanë qenë 8 punonjës të zonave të mbrojtura, ka qenë njësia administrative, kanë ardhur edhe qytetarë për të marrë pjesë për shuarjen e zjarrit. Ka qenë një vlerësim nga ana ime e situatës, për pjesëmarrjen e tyre. Grupet e vlerësimit në terren po përgatisin një raport të detajuar mbi të gjitha dëmet e bëra. Kemi të identifikuar të gjitha kullotat personat përgjegjës në kullota dhe çobanët, të cilët bëjnë zjarr vënie të qëllimshme pikërisht në këtë periudhë.

Në këtë periudhë është koha që kryen me tepër zjarr vëniet e qëllimshme, ndaj po tregohemi tepër të kujdesshëm. Detyra e vështirë e zjarrfikëseve është të gjenden njëkohësisht në disa vatra zjarri. Kjo është detyra e Bashkisë të menaxhojë zjarrfikëset, t’i modernizojë ato në mjete si dhe të punësojë në to personel të aftë në realizimin e të gjitha rasteve emergjente“, thotë Prefekti Flamur Mamaj për zjarret

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*