Pavarësisht krizës së madhe financiare që ka sjell Covid-19, Paul Pogba mbetet emri më i rëndësishëm në tavolinë e Paratici, dëshira më e madhe e trajnerit Sarri për sezonin e ri. Drejtuesit e Juventusit janë të vetëdijshëm se nuk mund të plotësojnë dot kërkesën e Man.United, 70 milion euro kesh për të lënë të lirë francezin, e vetmja rrugë për të rikthyer Pogba në Torino është të joshin “djajtë e kuq” me disa lojtarë, në mënyrë që të zbusin kostot e këtij transferimi.

Costa

Emri i parë në listë, i cili pritet të sakrifikohet është Douglas Costa. Sulmuesi brazilian pëlqehet shumë jo vetëm nga Man.United por edhe nga Man.City e PSG. Costa mund të përfshihet në negociata për të arritur tek Pogba ose të shitet tek dy klubet e tjera për të krijuar një buxhet të rëndësishëm.

Rabiot

Emri i dytë është Adrien Rabiot, francezi nuk bën më pjesën në planet e “Zonjës” por është një lojtar që pëlqehet shumë nga drejtuesit e United. Emri i fundit është Bernardeschi, i cili lidhet me një transferim të mundshëm në Spanjë por gjithashtu mund të përfshihet në negociata për transferim e Pogba. Drejtuesit e Man.United kanë ulur ndjeshëm kërkesat për Pogba duke qenë të vetëdijshëm se lojtari dëshiron të largohet por në çdo rast as që kanë ndërmend ta lejojnë të largohet pa marrë fillimisht atë që kërkojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*